Strehimi i afganëve, Kim takon Slotkin: Shqipëria meriton një vlerësim të veçantë

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kongresmenen amerikane, Elissa Slotkin.

Në fokus të bisedës mes tyre ishte strehimi i shtetasve afganë në Shqipëri.

Ambasadorja Kim bën të ditur se ka diskutuar me Slotkin për bashkëpunimin për të hequr nga rreziku afganët, teksa ka vënë theksin në rolin e Shqipërisë, për të cilën tha se meriton një vlerësim të veçantë.

“Kënaqësi të takohem me kongresmenen, Elissa Slotkin për të diskutuar bashkëpunimin tonë të fundit për të nxjerrë jashtë rrezikut shtetasit afganë. Ne pajtohemi me gjithë zemër se Shqipëria meriton një vlerësim të veçantë duke qenë ndër të parat që ofroi mbrojtje dhe mikpritje për ata në nevojë. Faleminderit!”, shprehet Kim.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.