Mbi 24 mijë tonë mallra përpunohen në portin e Durrësit

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Në portin e Durrësit java nisi me përpunimin e 8 anijeve tregtare me 24 178 tonë mallra si skrap, grurë, çimento dhe gurë mermeri.

Sipas APD-së, 4 anije me 12 513 tonë mallra ndodhen në radë, si dhe 2 të tjera me 6 388 tonë grurë janë në pritje për t’u përpunuar gjatë orëve në vijim.

Në portin më të madh të vendit gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti janë përpunuar rreth 2,56 milionë tonë mallra të ndryshme. Krahasuar me 7-mujorin përkatës të vitit 2020, volumi i përpunuar është 16 % më i lartë.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, konfirmohet një rritje e ndjeshme e eksporteve dhe importeve gjatë pjesës së parë të këtij viti, sinjale për një rimëkëmbje të ekonomisë pas vitit të vështirë pandemik.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.