Cilat janë përfitimet e çokollatës për fëmijët?

ROMË, 20 shtator /ATSH/ – Çokollata është e mirë apo e keqe? Ky është dyshimi që shpesh mbërthen shumë njerëz dhe kjo është tema e debatuar ende në mjekësi sot, shkruan pazienti.it.

Në çdo rast, ekzistojnë një numër mitesh të shpërndarë rreth çokollatës, pasi në vitet  ’70 ky ushqim pësoi një kolaps në popullaritet sepse u konsiderua përgjegjës për sëmundje të ndryshme të tilla si shtimi në peshë, rritjen e kolesterolit, fillimi i kariesit, dëmtimin e lëkurës e tjerë.

Sot, për fat të mirë, të gjitha këto klishe janë hedhur poshtë shkencërisht nga nutricionistët, të cilët, përkundrazi, rekomandojnë përfshirjen e këtij ushqimi në dietën e përditshme, me rekomandimin e vetëm për të mos e abuzuar.

Nuk është e vërtetë, për shembull, që shkakton puçrra ose është shumë alergjike.

Cilat janë përfitimet e çokollatës?

Të hash çokollatë është një ilaç i vërtetë për shëndetin. E gjithë kjo është për shkak të substancave me të cilat kakao është e pasur siç janë flavonoidet dhe antioksidantët që luajnë një rol me rëndësi mbizotëruese, pasi ato kontribuojnë në gjendjen tonë të përgjithshme të mirëqenies.

Veprimi antioksidues ndaj trupit tonë kryhet nga polifenolet, të cilat janë të bollshme në çokollatë në sasi më të madhe se ato që përmbahen në çokollatën e nxehtë dhe frutat.

Çokollata gjithashtu mund të jetë një ilaç i mirë për të mbajtur në kontroll presionin e gjakut. Në fakt, kakaoja është më efektive në luftimin e hipertensionit.

Çokollata ka aftësinë të veprojë kundër stresit. Kjo për shkak të magnezit, me të cilin vetë çokollata është e pasur. Magnezi ndihmon në luftimin e nervozizmit.

Një studim vërteton se 40 gram çokollatë në ditë janë të mjaftueshme për të lehtësuar stresin. Çokollata është, ndër të tjera, një aleat i vlefshëm kundër depresionit. Kjo është për shkak të pranisë së feniletilamines, një hormon natyror psikoaktiv.

Cilat janë efektet negative të çokollatës?

Është e qartë se çokollata ka shumë cilësi, por gjithashtu ka një defekt të madh, përkatësisht marrjen e kalorive të tepërta. Në varësi të përbërësve të shtuar, qumësht, arra ose alkool, kaloritë gjithashtu mund të rriten ndjeshëm.

A mund të hanë fëmijët çokollatë?

Pediatrit këshillojnë të mos i jepni çokollatë fëmijëve nën moshën dy vjeç, pasi mëlçia e tyre ende nuk është zhvilluar aq sa të jetë në gjendje të disponojë disa përbërës.

Çokollatë me qumësht ose çokollatë të zezë, cilën të preferoni?

Çokollata e zezë konsiderohet të jetë shumë më e mirë se çokollata me qumësht, pasi përmban një përqindje më të lartë të kakaos./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.