Qeveria e re, Ahmeti uron Ramën: Mandat të mbarë e me suksese për shqiptarët dhe gjithë rajonin

TIRANË, 19 shtator/ATSH/- Kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin Edi Rama në nisje të mandatit të tretë qeverisës.

Ahmeti shprehet se “fitorja e zgjedhjeve parlamentare dhe mandati i fituar me votat e qytetarëve mori formën e vet përfaqësuese dhe përmbajtësore me përbërjen e re parlamentare dhe kabinetin e ri qeveritar”.

“Të përgëzoj dhe të uroj shumë shëndet dhe një mandat të mbarë e me plot suksese për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithë rajonin.  Shqiptarët të dhanë besimin për t’ju prirë dhe për të vijuar me punën për ta bërë Shqipërinë europiane dhe unë nuk kam as të vetmin dyshim që do t’ia arrish. Uroj edhe ministrat e sapozgjedhur të qeverisë me dëshirat më të sinqerta për suksese në mandatin e tyre”, shprehet Ahmeti në mesazhin e urimit për kryeministrin Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.