Meta: I prekur thellë nga humbja e parakohshme e Ilir Dashit

TIRANË 19 shtator /ATSH-I.Vata/- Presidenti Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllime familjes për ndarjen nga jeta të aktorit, politikanit dhe ish-zyrtarit të LSI-së, Ilir Dashit.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Meta shprehet: “shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta”.

“I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të paharruar, Ilir Dashi. Shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij!Të prehet në paqen e merituar”, u shpreh Meta.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.