TAJVAN – Kina kryen manovra ushtarake në jug të ishullit

PEKIN, 18 shtator /ATSH-ANSA/ – Kina ka njoftuar se ka mbajtur dje, për herë të dytë në një muaj, disa manovra ushtarake detare dhe ajrore në Tajvanin jugperëndimor, në të njëjtën ditë të mbylljes së manovrave vjetore të zhvilluara nga Tajpei për të simuluar përgjigjen e kombinuar nga një pushtim i mundshëm duke pasur parasysh presionet e vazhdueshme të Pekinit ndaj ishullit.

”Anijet luftarake, avionët dhe bombarduesit janë ndër forcat që i janë bashkuar nismës për të përmirësuar aftësinë operacionale në territorin jugperëndimor të Tajvanit”, theksoi Shi Yi, një zëdhënës i Komandës së Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (PLA), pa specifikuar se sa afër ishin me ishullin e konsideruar rebel, që Pekini kërkon t’i ribashkohet edhe me përdorimin e forcës nëse është e nevojshme.

Shi pohoi se ”manovrat ushtarake do të kryhen rregullisht në Ngushticën e Tajvanit dhe kanë si synim ruajtjen e sigurisë dhe sovranitetit”.

Shi deklaroi se marrëveshjet e përsëritura midis SHBA dhe Tajvanit janë bërë “më së shumti burim i madh i problemeve për sigurinë dhe stabilitetin e zonës”.

Sidoqoftë, në fillim të gushtit, administrata amerikane e Joe Biden miratoi shitjen e armëve Tajvanit për 750 milionë dollarë./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.