Parashikimi i motit, 18 shtator 2021

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga mot me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës.

Gjatë pjesës së parë të 24-orëshit reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe lokalisht të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobëta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore e ato malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi nga 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10-13 m/sek.Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/24 Re shi
Kukës 17/26 Re shi
Lezhë 16/25 Re shi
Dibër 14/24 Re shi
Durrës 17/28 Re shi
Tiranë 18/29 Re shi
Elbasan 17/29 Re shi
Berat 16/28 Re shi
Vlorë 18/28 Re shi
Korçë 15/24 Re shi
Gjirokastër 16/28 Re shi
Sarandë 17/28 Re shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.