Miratimi nga BE i IPA III, Balla: Sinjal i fortë mbi rëndësinë e procesit të zgjerimit

TIRANË 17 shtator /ATSH-I.Vata/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka vlerësuar miratimin nga Bashkimi Evropian të Instrumentit të Asistencës së Paraaderimit (IPA III) për periudhën 2021-2027.

Balla thekson se miratimi nga BE i këtij instrumenti është një sinjal i fortë mbi rëndësinë e procesit të zgjerimit.

“Falenderues për miratimin nga Bashkimi Evropian të Instrumentit të Asistencës së Paraaderimit (IPA III) për periudhën 2021-2027. Ky instrument me vlerë prej 14 miliardë euro do të mbështesë vendet kandidate dhe potenciale kandidate për miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike. Miratimi nga BE i këtij instrumenti është një sinjal i fortë mbi rëndësinë e procesit të zgjerimit dhe mbështetjen në vazhdim ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria do të vazhdojë rrugëtimin e reformave të rëndësishme në dobi të anëtarësimit të vendit në familjen evropiane”, shprehet Balla.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.