FOKUS – Aleancë e re për sigurinë SHBA-BM-Australi (AUKUS)

UASHINGTON, 16 shtator /ATSH-AA/ – Liderët e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë njoftuan krijimin e një bashkëpunimi të ri të sigurisë të emërtuar “AUKUS” dhe se në kuadër të kësaj SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të ndajnë me Australinë teknologjinë e nëndetëseve me energji bërthamore.

Në një konferencë për media që presidenti amerikan, Joe Biden mbajti në Shtëpinë e Bardhë morën pjesë nëpërmjet internetit edhe kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kryeministri australian, Scott Morrison.

Biden vuri theksin se partneriteti i tyre me Australinë dhe Britaninë bazohet në shumë vite dhe se do të luftojnë së bashku vështirësitë me të cilat përballen në shekullin XXI.

Biden tha se edhe situata aktuale në rajonin e Indo-Paqësorit kërkon nevojën e bashkëpunimit.

“Nuk ka asnjë logjikë që ne tani të ndahemi ose shpërbëhemi nga njëri-tjetri”, shtoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.