COVID-19 – Doza përforcuese Pfizer/BioNTech rrit mbrojtjen për të moshuarit

BERLIN, 16 shtator /ATSH-DPA/ – Një vaksinim përforcues kundër COVID-19 me Pfizer/BioNTech, për personat mbi 60 vjeç, rrit ndjeshëm efektin mbrojtës, sipas një studimi.

“Ka patur mbi 10 herë më shumë infeksione të provuara dhe pothuajse 20 herë më shumë sëmundje të rënda te personat me dy doza vaksine antiCOVID-19, sesa mes personave që kishin marrë edhe dozën e tretë në Izrael”, shkruan studiuesit izraelitë në “Neë England Journal of Medicine”.

Studimi tani tregon se kjo dozë ofron një efekt mbrojtës shumë, shumë të mirë.

Në Izrael, të gjithë personat e vaksinuar tani kanë mundësinë të marrin një dozë përforcuese antiCOVID-19 jo më herët se pesë muaj pas dozës së dytë.

Megjithatë, shkencëtarët nuk e rekomandojnë përforcuesin për të rinjtë, por për të gjithë personat mbi 80 vjeç dhe për ata mbi 60 vjeç me sëmundje të mëparshme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.