LONDËR – Johnson synon riorganizimin e kabinetit qeveritar

LONDËR, 15 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson do të bëjë një riorganizim të kabinetit qeveritare për të emëruar një ekip “të fortë dhe të bashkuar”, konfirmuan burimet nga Downing Street.

Një ndryshim i tillë pritej prej kohësh në Westminster.

“Sot, kryeministri do të bëjë një riorganizim për të krijuar një ekip të fortë dhe të bashkuar, për një rimëkëmbje më të mirë nga pandemia”, tha një burim.

“Dje, kryeministri parashtroi planin e tij për menaxhimin e COVID-19 gjatë vjeshtës dhe dimrit, por qeveria, gjithashtu, duhet të dyfishojë përpjekjet tona për të përmbushur përparësitë e njerëzve”, shtoi ai

Shkalla e riorganizimit mbetet e paqartë, por mund të jetë e gjerë, me ministrat e lartë, përfshirë Sekretaren e Brendshme Priti Patel dhe Sekretarin e Jashtëm Dominic Raab në mesin e atyre që thuhet se janë në rrezik të uljes në post ose të shkarkimit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.