FOKUS – Ende shumë gjermanë të pavendosur në prag të zgjedhjeve

BERLIN, 15 shtator /ATSH-DPA/ – Shumë gjermanë që kanë vendosur të votojnë ende nuk e dinë se për kë do të votojnë, më pak se dy javë deri në ditën e zgjedhjeve, më 26 shtator.

Ky është rezultati i një sondazhi nga ”Allensbach”, i porositur nga gazeta ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”, për të cilin 1 258 persona u pyetën midis 1 dhe 7 shtatorit.

Sipas sondazhit, vetëm 60 për qind e atyre që kanë vendosur të votojnë e dinë cilën parti apo politikan do të mbështesin.

Katër vjet më parë, kjo shifër ishte 65 për qind dhe në 2013 ishte 76 për qind.

Gjashtëdhjetë e tre përqind cituan faktin se nuk gjetën asnjë nga kandidatët kryesorë bindës si arsyeja më e rëndësishme për pavendosmërinë e tyre.

Elektorati gjithashtu ka një opinion të përgjithshëm negativ për partitë, me 56 për qind të të anketuarve që thonë se asnjëra nga partitë nuk po e prezanton veten mirë.

Pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, një pjesëmarrje e lartë pritet falë votimit me postë.

Sipas sondazhit, 87 për qind e votuesve thonë se do të votojnë dhe 72 për qind thonë se do të votojnë patjetër./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.