Të ardhurat nga akciza rritje me 18 %

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 33.4 miliardë lekë gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se të ardhurat nga akciza janë 5.1 miliardë lekë ose 18 % më shumë se në vitin 2020, si dhe 1.9 miliardë lekë ose 5.9 % më shumë se plani i akcizës për 8-mujorin e këtij viti.

Sipas MFE-së, nga rritja e të ardhurave nga akciza u ndikua nga rritja e importit të karburantit me 2.8 miliardë lekë, rritja e importit të cigareve me 2 miliardë lekë si dhe nga rritja e importit të birrës me rreth 180 milionë lekë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.