Siguria ushqimore, 157 kontrolle dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË 14 shtator /ATSH-I.Vata/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimorë ka kryer sot, 157 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme.

Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit

Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 28 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.

Referuar planit vjetor të marrjes së mostrave me bazë risku janë marrë 27 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme. Gjithashtu janë bllokuar 18.864 tonë dhe asgjësuar 0.123 tonë produkte ushqimore. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.