LONDËR – BM shtyn kontrollet doganore për mallrat nga BE

LONDËR, 14 shtator /ATSH-ANSA/- Qeveria britanike e Boris Johnson njoftoi sot vendimin për të shtyrë në vitin 2022 një sërë kontrollesh mbi import-eksportin e mallrave të caktuar midis BE dhe Britanisë së Madhe, të parashikuara nga marrëveshjet pas Brexit me Brukselin dhe të cilat duhej të kishin hyrë fuqi nga tetori i parë.

Kjo është një lëvizje tjetër e njëanshme e Londrës, pas asaj në protokollin për Irlandën e Veriut.

Ministri David Frost shpjegoi se ”shtyrja do të ketë të bëjë me produktet farmaceutike dhe fitosanitare, që vijnë nga zona e BE -së dhe nga pjesa tjetër e botës, dhe se është e nevojshme për shkak të pasojave nga pandemia në biznes”.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.