COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 995 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË 14 shtator /ATSH-I.Vata/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi për situatën në 24 orët e fundit të pandemisë COVID-19 në vend.

Sipas MSHMS-së, janë kryer 5613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 995 qytetarë, në këto bashki: 283 raste në Tiranë, 64 raste në Shkodër, 54 raste në Durrës, 48 raste në Fier, 41 raste në Lushnjë, 35 raste në Kavajë, 34 raste në Sarandë, 32 raste në Elbasan, 31 raste në Berat, 29 raste në Lezhë, 28 raste në Vlorë, 22 raste në Korçë, 19 raste në Patos, 18 raste Malësi e Madhe, 17 raste në Kukës, Divjakë, Gjirokastër, 16 raste në Kurbin, Krujë, 13 raste në Kamëz, 11 raste  në Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 10 raste Vau i Dejës, Dibër, 9 raste në Memaliaj, 8 raste në Vorë, 7 raste në Shijak, Himarë, Prrenjas, 6 raste në Mallakastër, Cërrik, Peqin, 5 raste në Delvinë, Devoll, Dimal, 4 raste në Pukë, Roskovec, 3 raste në Rrogozhinë, Mat, Selenicë, Tepelenë, Skrapar, Librazhd, 2 raste në Fushë-Arrëz, Has, Mirditë, Bulqizë, Përmet, 1 rast në Dropull.

Janë 12,599 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 pesë qytetarë: Tre qytetarë nga Tirana 64 vjeç, 67 vjeç dhe 76 vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeçe, një qytetare nga Lezha 68 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 143,279 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, shprehet MSH.

Statistika (14 shtator 2021)

Raste të reja ditore        995

Të shëruar në 24 orë      1010

Të shtruar në spitale       195

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                5613

Testime totale              1,126,073

Raste pozitive              158,431

Raste të shëruara         143,279

Raste aktive                  12,599

Humbje jete                     2553

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5308

Shkodër          1423

Durrës            1087

Fier                 1056

Vlorë               847

Lezhë              727

Elbasan           629

Berat               478

Korçë               315

Kukës              274

Gjirokastër       251

Dibër               204

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.