BM planifikon dozën e tretë të vaksinës antiCovid-19 për personat mbi 50 vjeç

LONDËR, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Doza e tretë e vaksinës për njerëz të moshës mbi 50 vjeç, do të administrohet të paktën gjashtë muaj pas së dytës është parashikimi i qeverisë britanike të kryeministrit Boris Johnson, i cili do të përpiqet me këtë që të përmbajë rritjen e infeksioneve në muajt e vjeshtës dhe të dimrit.

Plani do t’i komunikohet vendit nga kryeministri konservator Johnson dhe ministri i Shëndësisë, Sajid Javid.

Doza e tretë do të jetë Pfizer dhe konsulentët shkencëtarë kanë treguar se do të ofrohet nga ky muaj në moshën mbi 70 vjeç dhe tek pacientët kronike në rrezik mbi 50 vjeç.

Mjekët britanikë gjithashtu i dhanë miratimin qeverisë për zgjatjen e fushatës së vaksinimit deri më tani i rezervuar për personat mbi 16 vjeç, me 81% të totalit të mbuluar tashmë nga të dyja dozat dhe 90% nga një për fëmijët dhe të rinjtë e shëndetshëm midis moshës 12 dhe 15 vjeç./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.