Udhëtimi drejt Gjermanisë, TIA: E detyrueshme certifikata e vaksinës

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” i Tiranës, përmes një njoftimi ka informuar të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë se, është e detyrueshme të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinës.

“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë. Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë vetëm në qoftë se janë të pajisur me certifikatën e vaksinës”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

Sipas TIA-s, personat që nuk janë të vaksinuar mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë me PCR vetëm për arsye të rëndësishme.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.