Një tjetër teleskop drejt hapësirës

PARIS, 13 shtator /ATSH-ANSA/ – Nisja e teleskopit hapësinor ”Webb” i destinuar për të mbledhur ”trashëgiminë” e teleskopit më të famshëm të hapësirës, ”​​Hubble”, është planifikuar për më 18 dhjetor, njoftoi në një deklaratë për shtyp ”Arianespace”, kompania që menaxhon nisjet nga baza evropiane e Kourous (Guajana Franceze).

I lindur nga bashkëpunimi midis NASA-s, Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe agjencisë kanadeze të hapësirës CSA, ”Webb” do të jetë teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm i lëshuar ndonjëherë.

Për të çuar pasardhësin e ”Hubble” në orbitë do të jetë një lëshues evropian ”Ariane 5”, i treti për vitin 2021./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.