GJENEVË – OKB: Punonjësit tanë gjithnjë e më të kërcënuar nga talebanët

GJENEVË, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Punonjësit e agjencive të Kombeve të Bashkuara në Afganistan po i nënshtrohen gjithnjë e më shumë sulmeve dhe kërcënimeve, deklaroi sot kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, përpara një konference donatorësh për vendin e varfër tani nën sundimin e ashpër të talebanëve.

“Talebanët po kryejnë kërkime të synuara shtëpi më shtëpi për personat për të cilët ata besojnë se kanë punuar dikur për ushtrinë amerikane ose kompanitë amerikane”, tha Komisionerja e Lartë.

“Një numër incidentesh të ngjashme kanë prekur personelin e OKB-së, që raportojnë për sulme dhe kërcënime në rritje”, shtoi Bachelet.

Përtej sulmeve hakmarrëse, Bachelet shprehu shqetësimin e përgjithshëm për rritjen e dhunës në Afganistan, përkeqësimin e mungesës së ushqimit dhe furnizimeve të tjera, si edhe përjashtimin e grave nga jeta publike./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.