AXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/9/2021

GJENEVË (Zvicër) – Takim mbi ndihmën humanitare në Afganistan, organizuar nga OKB-ja.

SIDNEJ (Australi) – Hiqen kufizimet në natyrë për njerëzit e vaksinuar kundër Covid-19.

PINGTUNG (Tajvan) – Manovra ushtarake vjetore me zjarr të drejtpërdrejtë.

AMERSFOORT (Holandë) – Përurimi i qendrës ”Collectiecentrum Nederland” CC NL, që synon të strehojë mijëra vepra arti dhe objekte për koleksionistët dhe studiuesit.

FRANCË – Fillimi i administrimit të dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19 për azilet e pleqve.

OSLO (Norvegji) – Zgjedhje legjislative.

VILNIUS (Lituani) – Ligji i ri i rreptë për vaksinat hyn në fuqi.

ATHINË (Greqi) – Hyrja në fuqi e kufizimeve të reja për njerëzit që nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19.

BEOGRAD (Serbi) – Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel.

STRASBURG (Francë) – Sesioni plenar i Parlamentit Evropian.

GJENEVË (Zvicër) – Sesioni i 48-të i zakonshëm i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

LISBONË (Portugali) – Heqja e mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambiente të jashtme.

PARIS (Francë) – Gjyqi i Alexandre Benalla, ish-bashkëpunëtor i presidentit Macron, për dhunën e 1 majit 2018.

NJU JORK (SHBA) – Hyrja në fuqi e detyrimit që të gjithë zyrtarët e qytetit të vaksinohen ose testohen kundër Covid-19.

UASHINGTON (SHBA) – Seancë dëgjimore për Afganistanin i sekretarit të Shtetit, Blinken.

EKUADOR – Fillimi i fushatës së vaksinimit Covid-19 për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.