Kosovë, 23 humbje jete dhe 424 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 12 shtator/ATSH/ Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan për 23 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit dhe për 424 qytetarë pozitivë me virusin COVID-19.

Kështu, sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.

Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.

Në total numri i rasteve aktive është 17.625.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.