”Event” fitues i festivalit të filmit ”Luani i Artë”

VENECIA, 12 shtator /ATSH-AFP/ – Më poshtë renditen fituesit e çmimeve kryesore të dhëna dje, në ceremoninë e mbylljes së edicionit të 78-të të Festivalit të Filmit në Venecia.

1 – Luani i Artë për filmin më të mirë: “Event” nga Audrey Diwan (Francë)

2 – Luani i Argjendtë – Çmimi i Madh i Jurisë: “La main de Dieu” nga Paolo Sorrentino (Itali)

3 – Luani i Argjendtë – Çmimi i Regjisorit më të Mirë: “La part du chien” nga Jane Campion (Zelanda e Re)

1 – Çmimi Aktorja më e Mirë: Penélope Cruz për rolin e saj në “Madres paralelas” nga Pedro Almodovar (Spanjë)

2 – Çmimi për aktorin më të mirë: John Arcilla për rolin e tij në “On the Job: The Missing 8” nga Erik Matti (Filipine)

1 – Çmimi Marcello Mastroianni për talentin më të mirë mashkull apo femër: Filippo Scotti për rolin e tij në “La main de Dieu” nga Paolo Sorrentino (Itali)

1 – Çmimi Special i Jurisë: “Il Buco” nga Michelangelo Frammartino (Itali)

1 – Çmimi për skenarin më të mirë: Maggie Gyllenhaal për “Vajza e humbur” (Shtetet e Bashkuara)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.