LONDËR – BM kërkon kthimin e migrantëve që kalojnë La Manshin

LONDËR, 9 shtator /ATSH-AFP/ – Ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel, miratoi një strategji të re për largimin drejt Francës të anijeve me migrantë që kalojnë La Manshinpër të mbërritur në Britaninë e Madhe, theksuan sot disa gazeta britanike.

Sipas këtyre gazetave, policia kufitare britanike (”Border Force”) është trajnuar me metodat e reja për t’i kthyer këto anije para se të arrijnë në jug të Anglisë, ndërsa flukset rekord janë vërejtur muajt e fundit.

”The Times” thekson se Patel ka kërkuar që të rishkruhet interpretimi nga Britania e Madhe e ligjit detar ndërkombëtar.

Kjo strategji, e miratuar nga kryeministri Boris Johnson, do të përdoret vetëm në rrethana shumë të kufizuara sipas ”Telegraph”, për anijet më të mëdha dhe kur situata konsiderohet e sigurt.

Pas diskutimeve konstruktive me homologun e saj francez, Gérard Darmanin ajo theksoi në Twitter se donte të merrte “rezultate” dhe të bënte ndalimin e kalimeve një përparësi absolute”.

Por, në një letër drejtuar ministres britanike, Darmanin kishte paralajmëruar se kthimi i migrantëve në det do të rrezikonte të kishte një ndikim negativ në bashkëpunimin mes dy vendeve./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.