SHBA – Biden: Rimëkëmbja ekonomike e qëndrueshme dhe e fortë

UASHINGTON, 3 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi sot se rritja ekonomike në SHBA është e qëndrueshme dhe e fortë, pavarësisht ngadalësimit të krijimit të vendeve të punës në gusht, për shkak të variantit Delta.

“Ajo që ne po shohim është një rimëkëmbje e qëndrueshme dhe e fortë ekonomike”, tha Biden.

“Megjithatë, pavarësisht përparimit që kemi bërë, ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në rimëkëmbjen tonë ekonomike”, shtoi ai.

Ngadalësimi i mprehtë në tregun e krijimit të vendeve të punës vjen pas dy muajsh përparim të fortë: më shumë se një milion vende pune u krijuan në korrik dhe 962 000 në qershor./ /ervo/

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.