Kosovë, mbi 428 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19

PRISHTINË, 1 gusht/ATSH/ Në javën e fundit është shënuar një rritje e dukshme e rasteve me COVID-19 në Kosovë, ndërsa vijon vaksinimi antikovid.

Kështu në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës.

Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi po apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, duke vlerësuar se është arma e vetme për të mposhtu pandeminë të cilës nuk po i dihet ende fundi.

Madje tashmë në Kosovë është prezent edhe varianti “Delta” i koronavirusit, i cili sipas ekspertëve po përhapet më shpejtë sesa COVI-19.

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.