COVID-19 – 50% e britanikëve e konsiderojnë të gabuar rihapjen

LONDËR, 19 korrik /ATSH-ANSA/ – Gjysma e britanikëve janë shprehur “të shqetësuar” nga rihapja sot e Britanisë së Madhe, në të ashtuquajturën “dita e lirisë”.

“The Guardian” raportoi, duke cituar një sondazh të YouGov për “Times” se “më shumë se gjysma e të anketuarve, midis 7 dhe 11 korrik, thanë se ishin të shqetësuar në lidhje me planet për të hequr kufizimet antiCOVID-19”.

Vetëm 31% u shprehën në favor, ndërsa 14% thanë se nuk kishin ndonjë mendim për këtë çështje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.