COVID-19 – Vaksina Johnson&Johnson mund të mbrojë edhe nga varianti Delta

UASHINGTON, 1 korrik /ATSH/ – Një zyrtar i lartë amerikan ka sugjeruar se personat e vaksinuar me vaksinën antiCOVID-19 Johnson & Johnson ka të ngjarë të jenë të mbrojtur edhe nga varianti Delta, sipas “Usa Today”.

Kirurgu i përgjithshëm amerikan, Dr. Vivek Murthy tha për CNBC se “të dhënat tregojnë se vaksina AstraZeneca e Oksfordit, një “e afërme” e Johnson&Johson, është shumë efikase kundër variantit të identifikuar së pari në Indi”.

“Ndërsa ne jemi ende në pritje të studimeve të drejtpërdrejta të Johnson & Johnson dhe variantit Delta, kemi arsye për të qenë shpresëdhënës, sepse vaksina J&J ka provuar të jetë mjaft efikase kundër parandalimit të shtrimeve në spital dhe të vdekjeve, me të gjitha variantet që kemi parë deri më tani”, tha Murthy.

Komentet e Murthy-t vijnë ndërsa kompani të tjera, si Moderna, kanë njoftuar se vaksinat e tyre antiCOVID-19 janë efektive kundër të gjitha varianteve të COVID-19, përfshirë variantin Delta, që mendohet të jetë më ngjitës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.