”Tesla” bllokon prodhimin e makinave elektrike në Gjermani

BERLIN, 8 prill /ATSH-DPA/ – ”Tesla” ka bllokuar procesin e gjatë të miratimit për fabrikën që prodhuesi i makinave elektrike amerikane po ndërton jashtë kryeqytetit gjerman, Berlin.

Në një njoftim të lëshuar dje ”Tesla” tha se ”fabrika do të ndihmonte në luftimin e ngrohjes globale duke përhapur lëvizshmërinë elektrike”.

”Por, korniza e gjatë e miratimit gjerman ishte në kontrast të drejtpërdrejtë me urgjencën për të planifikuar dhe zbatuar projekte të tilla që janë të nevojshme për të luftuar ndryshimin e klimës”, tha prodhuesi.

Ishte “veçanërisht irrituese” për ”Tesla”-n që 16 muaj pas dorëzimit të aplikimit, ende nuk kishte ndonjë datë për lëshimin e miratimit përfundimtar.

“Problemi më i dukshëm”, argumentoi ”Tesla”, ”është se në procedurat dhe ligjet aktuale, projektet që luftojnë ndryshimin e klimës dhe ato që e përshpejtojnë atë trajtohen në mënyrë të barabartë”.

Tesla po ndërton një gigafabrikë në Gruenheide, në periferi të Berlinit.

Ndërtimi deri më tani ka vazhduar falë lejeve të përkohshme, pasi një vendim përfundimtar nga landi i Brandenburgut është ende në pritje për shkak të ankesave nga grupet mjedisore dhe banorët lokalë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.