“Supermen” i vitit 1938 shitet për një vlerë rekord

NJU JORK, 8 prill /ATSH-DPA/ – Një kopje e librit “Action Comics # 1” e vitit 1938 u shit privatisht për një vlerë prej 3.25 milionë dollarësh, sipas një njoftimi nga ankandi online dhe kompania e dërgesave ComicConnect.com.

“Çmimi rekord i shitjes kaloi për pak rekordin e mëparshëm për librat komikë, që i përkiste një kopjeje tjetër e shitur në 2014 për pak më shumë se 3,2 milionë dollarë”, njoftoi The Associated Press.

Shefi operativ i kompanisë me qendër në Neë York, Vincent Zurzolo tha se libri komik që prezantoi Supermenin në botë konsiderohet të jetë “fillimi i zhanrit të superheronjve”.

Sipas Zurzolo, në botë ekzistojnë vetëm rreth 100 kopje në kushte të ndryshme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.