Sot mbi 100 milionë dollarë eksportet në peshkim, nga një sektor totalisht i rrënuar

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Partia Socialiste në mandatin e tretë përmes planit të veprimit të saj ka synim të dyfishojë eksportet në fushën e peshkimit, që sot kanë kapur shifrën e mbi 100 milionë dollarëve.

Kryeministri Edi Rama, nga Këndi i Fjalës në Dropull, bëri me dije se, ky sektor ishte i rrënuar në fillimin e qeverisjes së tij, ndërsa tanimë është kthyer në një forcë për eksportet në tërësi.

“Shikoni peshkimin, një sektor totalisht i degraduar. Sot është kthyer në një forcë të eksportit. Por mundësia për ta rritur këtë sektor është shumë më tepër. Kur morëm dretimin e vendit, eksportet në peshkim ishin rreth 18-20 milionë dollarë, sot është mbi 100 milionë dollarë vlera e eksporteve. Është absolutisht e mundur të dyfishohet, por kjo kërkon kohën e vet, mund e durim, këmbëngulje e besim. Nuk bëhet Shqipëria me receta magjike dhe me programe elektorale, që hidhen për t’i bërë qejfin popullit. Kap ça të kapësh dhe shihemi pas katër vitesh”, – tha Rama. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.