Sondazhi/ PS fiton me 52 % të votave, PD-AN 43 %

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Në rast se zgjedhjet do të zhvilloheshin sot Partia Socialiste do të merrte 69-73 mandate ose e shprehur në përqindje votash 48-52 % të votave.

Sipas sondazhit të publikuar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli”, PD-AN do të merrte 56-58 mandate ose 39-43% të votave dhe LSI do të merrte 8-10 mandate ose 3,5-7,5 të votave.

Po ashtu PSD do të merrte 0-2 % të votave ose 0-1 mandat; Partia Nisma Thurje 0-2 % ose 0-2 mandate; Lëvizja për Ndryshim 0-2% ose 0-2 mandate.

Rreth 54 % e qytetarëve e konsiderojnë një gabim të madh që kërcënon shëndetin publik, sjelljen e opozitës gjatë fushatës elektorale në thyerje të rregullave antikovid.

Vetëm 14 % e të anketuarve mendojnë se opozita bën mirë që thyen rregullat kur është e nevojshme, sepse të fitosh zgjedhjet është më e rëndësishme.

Ndërkohë që 29 % e të anketuarve mendojnë se të gjitha partitë i thyejnë rregullat antikovid gjatë fushatës.

Ndërkohë të pyetur se si e konsiderojnë strategjinë e qeverisë shqiptare për të marrë vaksinat ruse dhe kineze për vaksinimin masiv në vend, 60 % e qytetarëve shqiptarë e cilësojnë si të dobishme dhe korrekte.

Ndërkohë që 22 % e të pyeturve kanë thënë që qeveria duhet të kishte pritur miratimin e EMA-s për këto vaksina.

Më shumë se gjysma e shqiptarëve kanë besim te vaksinat ruse dhe kineze, ku më konkretisht nga 1200 persona të pyetur, 58 % e tyre thanë se sigurisht që do ta bëjnë vaksinën ruse, si edhe 56 % e të pyeturve janë të gatshëm ta bëjnë vaksinën kineze.

Të pyetur si e gjykojnë sjelljen e Presidentit Ilir Meta, 60 % e qytetarëve e vlerësojnë negativisht sjelljen e kreut të shtetit, ndërsa 24% e vlerësojnë pozitivisht.

Ndërsa 15 % nuk kanë një mendim konkret.

Të pyetur nëse do të shkojnë të votojnë në zgjehdjet politike të 25 prillit, 55 %-59 % e të anketuarëve shprehin gatishmërinë që të shkojnë në kutitë e votimit.

Ndërkohë që në sondazhin e 28 marsit 2021 kjo shifër ishte 54 %-58 %. Ndërkohë  krahasuar me sondazhet e muajve nëntor, janar apo shkurt ka një rënie të rëndësishme të predispozicionit për të shprehur vullnetin në zgjedhjet e 25 prillit pasi janë 4 apo 5 për qind e shqiptarëve që kanë ndryshuar qëndrim dhe tashmë refuzojnë të votojnë.

Në qarkun e Tiranës nëse do të votohej sot, PS do të merret 18-20 mandate ose e shprehur në përqindje votash 49-53 %.

Ndërkohë PD-AN do të merret 12-14 mandate, ose 36-40 % të votave; LSI 1-3 mandate ose 4-8 % të votave; Partia Nisma Thurje do të merrte deri në 2 mandate ose 1-3 % të votave; Lëvizja për Ndryshim do të merrte 0-1 mandat ose 0-2 % të votave.

Në Durrës PS do të merrte 48-52 % të votave ose 6-8 mandate; PD-AN do të merrte 38-42 % të votave ose 5-7 mandate; LSI do të merrte 2-6 % të votave ose deri në 2 mandate.

Në qarkun Elbasan nëse do të votohej sot PS do të merrte 51-55 % të votave ose 8-9 mandate; PD-AN do të merrte 37-41 % të votave ose 4-6 mandate dhe LSI do të merrte 2-6 % ose 0-1 mandat.

Në Shkodër nëse do të votohej sot PS do të merrte 37-41 % të votave ose 3-5 mandate; PD-AN do të merrte 48-52 % ose 5-7 mandate; LSI do të merrte 2-6 % ose 0-1 mandat; PSD do të merrte 1-3 % ose 0-1 mandat dhe Lëvizja për Ndryshim do të merrte 1-3 % ose 0-1 mandat.

Në qarkun e Fierit, nëse votohej sot PS do të merrte 49-53 % të votave ose 8-9 mandate; PD-AN do të merrte 33-37 % të votave ose 5-6 mandate; LSI do të merrte 2-6 % ose deri në 2 mandate; Partia Nisma Thurje do të merrte 2-4 % ose 0-1 mandat dhe Lëvizja për Ndryshim1-3 % të votave ose 0-1 mandat.

Në Lezhë, nëse do të votohej sot PS do të merrte 37-41% të votave ose 2-4 mandate; PD-AN do të merrte 51-55 % ose 3-5 mandate.

Në Vlorë nëse do të votohej sot, PS do të merrte 57-61 % të votave ose 7-8 mandate; PD-AN 30-34 % të votave ose 3-5 mandate; LSI do të merrte 3-7 % të votave ose 0-1 mandat.

Në qarkun e Korçës nëse do të votohej sot PS do të merrte 50-54 % të votave ose 5-7 mandate; PD-AN 35-39 % ose 3-5 mandate dhe LSI 4-8 % të votave ose 0-2 mandate.

Në Dibër PS merr 37-41 % të votave ose 1-3 mandate dhe PD-AN 51-55 % të votave ose 2-4 mandate.

Në Berat PS do të marrë 55-59 % të votave ose 3-5 mandate; PD-AN 30-34 % të votave merr 1-3 mandate dhe LSI 3-7 % të votave ose 0-2 mandate.

Në Gjirokastër PS merr 44-48 % ose 1-3 mandate; PD-AN merr 36-40 % të votave ose 0-2 mandate dhe LSI merr 7-9 % të votave ose 0-1 mandat.

Në Kukës PS merr 36-40 % të votave ose 0-2 mandate; PD-AN merr 54-58 % ose 1-3 mandate.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.