Nis riparimi i shtresave asfaltike në autostradën Tiranë-Durrës, segmenti Qafë-Kashar – Ura e Dajlanit

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se ka nisur puna për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën Tiranë-Durrës, në segmentin Qafë-Kashar – Ura e Dajlanit.

Sipas ARRSH-së, në Vorë është bërë devijimi i trafikut pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për qarkullimin e mjeteve.

Sipas planit të menaxhimit të trafikut të rishikuar, ARRSH tha se qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë peridhës kohore që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.