Moratoriumi i gjuetisë/ Braçe-Bashës: Harroje gjuetinë në Divjakë, ti dhe ushtria e llumit nuk do gjuani më kurrë me pushkë këtu

TIRANË, 8 prill /ATSH/ “Gjueti në Divjakë, nuk do këtë më kurrë”, kështu deklaron zëvendëskryeministri, Erion Braçe.

Ky reagim i Braçes vjen pas deklaratës së Lulzim Bashës të bërë sot, se me ardhjen e PD në pushtet, do të anulojë moratoriumin e gjuetisë.

Braçe në reagimin e thekson se Basha ta harrojë se do të rikthejë gjuetinë në Divjakë. Braçe tha se për shkak të PD dhe llumit që ka nga pas kanë lejuar gjuetinë që çuan në zhdukjen e pelikanit unik, flamingot e çdo shpend të gjallë.

Braçe shprehet se Divjaka është zonë e mbrojtur nga Konventa Ramsar dhe kështu do të jetë përjetë.

“Gjueti në Divjakë, nuk do këtë më kurrë! Harroje Lulzim! Ta harrosh ti dhe gjithë llumi yt nga Peqini, Rrogozhina, Kavaja, Lushnja, Fieri, Ballshi, Berati! Lulzim të vish në Divjakë me ushtrinë e llumit e t’u japësh leje për të gjuajtur me çifte e çdo armë është jo vetëm çmenduri, por nëse ndodh do jetë krimi më i madh ndaj Divjakës. Rikthimin në të njëjtin krim që zhduku nga Divjaka pelikanin unik, flamingot e çdo shpend të gjallë! Hajduti hipotekës nga Lushnja që ta kërkoj këtë, as ka për të hyr dot në Divjakë, jo më të gjuaj me pushkë këtu! Mbaje mend këtë që po të them! Divjaka është zonë e mbrojtur nga Konventa Ramsar dhe kështu do të jetë përjetë! Ti s’do rrosh aq, Divjaka do jetë”, shprehet në reagimin e tij Braçe.

Flora dhe fauna shqiptare ka ndryshuar krejtësisht dhe sot kemi një numër të konsiderueshëm shpendësh, por edhe kafshësh të tipeve të ndryshme, të cilat vazhdojnë të jenë shumë të populluara në vendin tonë, kjo falë moratoriumit të gjuetisë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.