Kosovë, sot nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç

PRISHTINË, 8 prill/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot fillon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç.

Vaksinimi i kësaj grupmoshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë dhe në komunat Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri, si dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

Vaksinimi bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit) në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën “1 Tetori”.

Ndërsa, për grupmoshën nga 80-84 vjeç, vaksinimi nis më 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.

Personat e këtyre grupmoshave, do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në adresën ekosova.rks-gov.net,  ku mundësia e aplikimit është ende e hapur.

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.