ATHINË, 8 prill /ATSH-ANA/ – Greqia konfirmoi sot 3 228 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 10 prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Deri më tani, në vend janë konfirmuar 288 230 infeksione që nga fillimi i pandemisë.
EODY njoftoi gjithashtu edhe 73 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 8 680.
Gjithsej 776 pacientë janë në ventilator në spitale, ndërsa 595 pacientë u pranuan në spital në 24 orët e fundit, një rritje prej 13,55 % nga një ditë më parë./ /ervo/