COVID-19 – Spahn: Bisedime me Rusinë për blerjen e Sputnik V

BERLIN, 8 prill /ATSH-DPA/ – Gjermania është e vendosur të zhvillojë bisedime me Rusinë në lidhje me shpërndarjen e mundshme të vaksinës ruse Sputnik V, nëse ajo miratohet për përdorim gjerman, edhe pse landet gjermane kanë filluar të bëjnë marrëveshjet e tyre me Moskën.

“Sputnik V mund të përdoret në Gjermani nëse do të miratohet nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) në javët e ardhshme”, theksoi ai.

“Për të bërë një ndryshim të vërtetë në fushatën e ngadaltë të vaksinimit në Gjermani, vaksinat ruse do të duhet të mbërrijnë në muajt e ardhshëm, sepse më pas Gjermania do të ketë siguruar mjaftueshëm vaksina”, shtoi ministri.

Deri më tani, Gjermania ka blerë vaksina vetëm përmes BE, por Komisioni Europian tha dje se nuk do të bëjë kontrata qendrore për të porositur Sputnik V si me prodhuesit e tjerë.

Gjermania nisi administrimin e vaksinave antiCOVID-19 në dhjetor, por shpërndarja e vaksinave të saj është penguar nga vonesat e furnizimit dhe problemet logjistike./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.