BERLIN – Merkel thirrje Rusisë të reduktojë trupat ushtarake në kufirin ukrainas

BERLIN, 8 prill /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkoi sot Rusisë të reduktojë praninë e saj ushtarake në rajonin kufitar me Ukrainën, në një intervistë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Të dy udhëheqësit folën për “forcimin e pranisë ushtarake ruse në Ukrainën lindore”, sipas një deklarate nga qeveria gjermane dhe “kancelarja kërkoi që këto përforcime të ulen me qëllim uljen e tensioneve  në rajon”.

Kremlini, nga ana e tij, tha në një deklaratë se Putin dhe Merkel “janë të shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve” në konfliktin në Ukrainën lindore.

Të dy udhëheqësit bënë kështu thirrje “për përmbajtje dhe aktivizim të procesit të negociatave”, sipas Moskës, ndërsa bisedimet e paqes të cilat bashkojnë Ukrainën dhe Rusinë, me ndërmjetësimin franko-gjerman, janë në një ngërç./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.