Mbi 230 mijë vaksinime që nga nisja e fushatës/ 10 791 injeksione antikovid në 24 orët e fundit

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Më shumë se 230 mijë vaksinime antikovid janë kryer deri sot nga nisja e fushatës “Shqipëria Buzëqesh” në vendin tonë.

Shifra u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se, “nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 232 379 vaksinime”.

Vetëm ditën e sotme sot janë kryer 10 791 vaksinime antikovid, në qendrat e vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore në gjithë vendin. Në të gjithë vendin vijon vaksinimi masiv i gjysheve, gjyshërve, i uniformave blu.

Sot gjithashtu nisi procesi i vaksinimit antikovid për farmacistët e rajonit të Tiranës në mjediset e stadiumit “Air Albania”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.