Klosi: PS në Berat merr 5 mandate, e vetmja forcë politike që punon për çdo komunitet pa dallim

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Beratit, Blendi Klosi zhvilloi sot një takim me banorë të fshatit Agim.

Klosi tha se “Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që punon për çdo komunitet pa dallim”.

Ai shprehu bindjen se në Berat, PS merr 5 mandate.

“Në Agim, në komunikim me banorët, mbështetës të Partisë Socialiste, si e vetmja forcë politike që punon për çdo komunitet pa dallim. Nga Berati vjen fitorja e padiskutuar për PS. Nr. 12 në Berat merr 5 mandate”, tha Klosi.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.