Kate: E kam njohur William që nëntë vjeçe!

LONDËR, 7 prill /ATSH/ – Takimi i parë midis Kate Middleton dhe trashëgimtarit të fronit William nuk ishte në universitet, sipas vanityfair.it.

Korrespondentja mbretërore, Katie Nicholl, në biografinë e saj të re ”The Future Queen”, zbulon se hera e parë që Middleton pa princin (e saj) ishte gjatë një loje hokeji, kur të dy ishin ende fëmijë.

Kate, në fakt, atëherë ishte nëntë vjeçe.

“Megjithëse ajo nuk ishte ende e interesuar për djemtë, ardhja e një të riu të veçantë i kishte tërhequr vëmendjen. Kate, e cila ka qenë gjithmonë një adhuruese e shkëlqyeshme e sportit, i ndiqte të gjitha ndeshjet me interes. Dhe, sigurisht, të gjithë donin një paraqitje të shkurtër të princit dhe ajo nuk ishte përjashtim”, shkruan Nicholl.

”William mbërriti i shoqëruar nga personeli i sigurisë dhe truprojat dhe kjo krijoi mjaft trazira”, kujton një mësues nga shkolla.

Pjesa tjetër, e dini, është histori.

Dhe fillon disa vite më vonë.

Dy javë pasi filloi kurset universitare William e ftoi Kate për të ngrënë mëngjes së bashku.

Filloi miqësia.

Fejesa zyrtare mban datën 16 nëntor 2010.

Dhe William i dha asaj një unazë prej zafiri blu të Dianës./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.