ITALI – G20 zgjat moratoriumin për borxhin e vendeve të varfra

MILANO, 7 prill /ATSH-AFP/ – G20 njoftoi sot, gjatë një takimi virtual të kryesuar nga Italia, një zgjatje të re gjashtëmujore, deri në fund të 2021, të moratoriumit për borxhin e vendeve më të varfra të goditura rëndë nga pandemia e COVID-19.

“Ne kemi vendosur të zgjasim iniciativën për të pezulluar shërbimin e borxhit të vendeve më të prekshme deri në fund të vitit 202”, tha për gazetarët ministri italian i Ekonomisë, Daniele Franco, duke shtuar se është zgjatja e fundit.

Ministrat e financave të G20-s ranë gjithashtu dakord që FMN pritet të marrë një injeksion financiar në kohën e duhur.

Këto para kanë për qëllim t’u japin vendeve fillestare dhe atyre në zhvillim më shumë hapësirë për zhvillimin ekonomik dhe luftimin e pandemisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.