HISTORI – Kur presidenti Reagan shkarkoi mijëra kontrollorë të trafikut ajror

TIRANË, 7 prill /ATSH/ – Menjëherë pas marrjes së postit të presidentit, më 20 janar 1981, nuk vonoi shumë dhe Ronald Regan shkarkoi mijëra kontrollorë të trafikut ajror, shkruan Brian Craig për https://millercenter.org/reagan-vs-air-traffic-controllers.

”Ata janë në shkelje të ligjit dhe nëse nuk fillojnë punë për 48 orë, atëherë e kanë të humbur vendin e punës”, deklaroi presidenti Ronald Reagan në një konferencë për shtyp më 3 gusht 1981, duke iu përgjigjur një greve të kontrollorëve të trafikut.

Anëtarët e Organizatës Profesionale të Kontrolluesve të Trafikut Ajror (PATCO), një nga sindikatat e pakta që mbështetën Reaganin gjatë zgjedhjeve të vitit 1980, po bënin presion për paga më të mira dhe kushte pune kur rreth 13 000 prej tyre u pushuan nga puna.

Dy ditë më vonë, kur shumica e punëtorëve të PATCO-s nuk u kthyen, u bë e qartë se Reagan nuk po bënte shaka.

Më 5 gusht, ai pushoi nga puna 11 345 prej tyre.

”Si e shpjegojnë ata shkeljen e ligjit – për të mos thënë shkeljen e betimit të bërë nga secili për të mos bërë grevë”, shkruan në ditarin e tij presidenti Reagan.

Kjo ngjarje ngadalësoi për disa kohë udhëtimet ajrore komerciale, por nuk u ndal në vend  falë punës së administratës federale të aviacionit

Në ndërkohë, FAA filloi procesin e gjatë të punësimit të kontrollorëve të rinj, duke dashur vite për të arritur nivelet e stafit para gusht 1981.

Pushimi masiv ishte një veprim i diskutueshëm, por anëtarët e administratës së tij e mbajnë mend si një shembull guximi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.