BERLIN, 7 prill /ATSH/ – Lëvizja është një nga çelësat themelorë për të qenë në gjendje të jetojmë më shëndetshëm për më gjatë.
Kjo konfirmohet edhe një herë nga studimi i paraqitur nga një grup shkencëtarësh gjermanë në kongresin e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë, të mbajtur së fundmi në Londër, shkruan faqja ”Il Giornale”.
Studimi, i kryer në Universitetin e Saarlandit, iu nënshtrua një grupi prej rreth 70 personash, midis 30 dhe 60 vjeç, në praktikën e aktivitetit fizik të vazhdueshëm aerobik (25 minuta në ditë), të kombinuar me stërvitje më intensive.
Kjo ka rezultuar në një numër përmirësimesh që mund të shihen përmes testeve të gjakut. U gjet një ngadalësim në procesin e plakjes dhe u aktivizua një proces i riparimit të ADN-së.
”Jo vetëm që ushtrimet e moderuara mund të përgjysmojnë rrezikun e vdekjes nga një sulm në zemër midis 50-60 vjeç, por ai mund të zgjasë ndjeshëm jetën”, thanë studiuesit.
Njerëzit e moshuar që i kushtojnë një pjesë të ditës së tyre lëvizjes janë vazhdimisht në rritje.
Në veçanti, sipas të dhënave së fundmi, janë mbi 50 vjeç ata që rizbulojnë dashurinë për sportin./ /os/