“100 ditë, 100 arritje”/ 100% e territorit sot mbulohet plotësisht nga Policia e Shtetit, nga 55% që ishte në 2013

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Policia e Shtetit është ndër institucionet më të besueshme në vend gjatë viteve të fundit.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa për qind e territorit mbulohet sot nga Policia e Shtetit, 70 % apo 100 %.

“100 % e territorit shqiptar sot mbulohet plotësisht nga Policia e Shtetit, nga vetëm 55 % që ishte në vitin 2013”, tha Rama.

Besueshmëri e qytetarëve tek Policia e Shtetit u konfirmua dhe në anketimin suedez ku puna e Policisë së Shtetit në shumë aspekte qëndron në mesataren e vendeve të BE-së.

Nga ky anketim rezultoi se 80 % e publikut ndihet i sigurtë. Shifër kjo shumë e afërt me mesataren e vendeve të zhvilluara të BE, që rezulton 81 %, ndërkohë që në vitin 2013, Shqipëria këtë mesatare e kishte 63 %, ose 17 % më pak se sot.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.