Parashikimi i motit, 6 prill 2021

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi për ditën e diel do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti do të nisë i kthjellët në orët e mëngjesit përjashtuar jugun e vendit. Në mesditë vranësirat do të vijnë në zhvillim dhe në pjesën veriore deri të dendura.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në veri e veriperëndim të vendit në orët e mbrëmjes.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina fiton shpejtësi deri në 20 m/sek, duke u shoqëruan me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:      

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/17 shi diell
Kukës 0/14 shi diell
Lezhë 4/17 shi diell
Dibër -1/13 shi diell
Durrës 6/20 re diell
Tiranë 3/19 re diell
Elbasan 3/18 re diell
Berat 1/21 re diell
Vlorë 4/20 re diell
Korcë 0/14 re diell
Gjirokastër 4/19 re diell
Sarandë 7/20 re diell

 

                                                               

                 

           

                           

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.