STAMBOLL, 6 prill /ATSH-AA/- Atletja keniane, Ruth Chepngetich, e cila fitoi vendin e parë për femra në Gjysmë Maratonën “N Kolay Istanbul” theu rekord botëror me kohën 1h04’01”.
Chepngetich, e cila përfundoi e para garën e zhvilluar në gadishullin historik në Stamboll la pas atleten etiopiane, Ababel Yeshaneh, e cila mbante rekordin botëror me kohën 1h04’31”, në vitin 2020.
Për meshkuj, garën e përfundoi i pari atleti kenian, Kibiwott Kandie./ /os/