Lufthansa filloi sot fluturimin e ri Tiranë – Mynih

TIRANË, 2 prill /ATSH/ “Lufthansa”, linja e parë ajrore europiane me 5 yje, filloi sot fluturimin e ri midis Tiranës dhe Mynihut.

TIA bën të ditur se, operimi i këtij destinacioni të ri do të jetë 2 herë në javë, të martave dhe të premteve.

Aeroporti i Mynihut është një nga aeroportet më të rëndësishëm të Europës dhe Gjermanisë, gjithashtu rajoni i Mynihut është një nga rajonet më të mëdha dhe më të forta ekonomike në Europë./r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.