HOLANDË – EMA pritet të miratojë vaksinën e katërt antiCOVID-19

AMSTERDAM, 11 mars /ATSH-DPA/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) pritet të japë dritën jeshile për një vaksinë të katërt të koronavirusit.

Agjencia me bazë në Amsterdam pritet të rekomandojë miratimin e vaksinës nga prodhuesi amerikan Johnson & Johnson.

Komisioni Europian duhet të miratojë kalimin, por ky është një formalitet që mund të ndodhë në të njëjtën ditë.

BE tashmë ka porositur doza për 200 milionë persona.

Vaksina u zhvillua nga filiali i kompanisë Janssen në Holandë.

Ndryshe nga vaksinat nga Pfizer / BioNtech, Moderna dhe AstraZeneca të cilat janë licencuar tashmë, nevojitet vetëm një dozë e kësaj vaksine.

Dozat mund të ruhen në një frigorifer standard, ndryshe nga kushtet ultra të ftohta të kërkuara për disa vaksina të tjera.

Një studim global klinik tregoi se vaksina Johnson & Johnson ishte 66% efektive në parandalimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit, dhe ishte 85% efektiv në mbrojtjen nga rastet e rënda. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.