TIRANË, 9 mars /ATSH – I. Vata/ Taskforca e Transportit Rrugor vazhdon monitorimet në terminalet kryesore në gjithë vendin për zbatimin e rregullave antikovid-19.
Lajmi bëhet i ditur nga Taskforca e Transportit Rrugor e cila njofton se vijojnë pa ndërprerje kontrollet dhe monitorimet në terminalet kryesore të vendit.
“Monitorime për zbatimin e rregullave antikovid-19 dhe zbatimin e Protokollit zyrtar të transportit. Kontrolle në subjekte për respektimin e numrit të udhëtarëve”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Taskforca e Transportit Rrugor u bënë thirrje qytetarëve të denoncojnë raste e shkeljeve për zbatimin e rregullave antikovid-19.
/r.e/